Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë

Rastet pozitive me coronavirus dhe numri i personave të vdekur si pasojë e infeksionit në Kosovë javëve të fundit janë në nivele goxha të larta.

Përveç numrit të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve, shqetësuese është edhe numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2. Aktualisht janë 13,106 raste me coronavirus.

Në të dhënat ditore të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, bëhet e ditur se për 24 orë në nivel vendi janë shënuar 860 raste pozitve, ndërsa 6 persona që ishin të prekur me COVID19, kanë vdekur.

Pandemia SARS-CoV-2 në Kosovë ka filluar të përhapet më 13 mars 2020. Tash e një vit e dy javë janë regjistruar 86,194 të infektuar nga 405,798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,819 raste të vdekjes.

Vendi ynë është i vetmi vend në rajon i cili ende nuk është furnizuar ende me vaksinën COVID-19.

Ndërsa vikendin e kaluar rreth 200 mjek dhe infermier kanë shkuar në Kukës – Shqipëri që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19 të mundësuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Për 16 ditë me COVID-19, u infektuan 9,010 qytetarë, 124 vdiqen, mbi 11 mijë raste mbesin aktive