Mbi 13,000 mërgimtarë janë përgjigjur në thirrjet telefonike të KQZ-së

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka njoftuar se dje ka përfunduar aplikimi për votim nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit 2020.

“Deri më tani janë procesuar 33 mijë e 500 aplikacione për regjistrim, ku prej tyre vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 22 mijë e 400 aplikacione, prej tyre 17 mijë e 900 aplikacione kanë marrë aprovimin, ndërsa në statusin momental të refuzimit janë 4500 aplikacione të cilat i kemi dërgu emaila aplikuesve të dërgojnë dokumente shtesë në mënyrë që të arrihet qëllimi i aprovimit” , tha Ahmetaj.

Tutje në mbledhjen e KQZ-së, Ahmetaj dha edhe detaje për procesin e telefonimit të aplikuesve për të verifikuar aplikimin.

“Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen, është një proces i zgjatur është dashur ti rrisim kapacitetet, jemi duke punuar në dy ndërrime, nga 15 mijë e 672 aplikues prej tyre 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin dhe kemi komunikuar me ta. Prej tyre 14 aplikues kanë thënë që nuk janë ata që kanë aplikuar, ndërsa 2460 aplikues nuk janë realizuar thirrjet telefonike pra këtij procesi do ti kthehemi sërish”, tha ai

Ahmetaj ka thënë se ende janë një numër i madh i emaileve të pahapura për të bërë verifikimin.

“Janë rreth 134 mijë e 138 e-maila të pahapura që mendojmë të procesohen ditëve në vazhdim. Kemi rritur kapacitetet me staf. Në objektin ku po zhvillohet shërbimi votues po bëhet verifikimi. Në Qendrën e numërimit dhe rezultateve kemi shtuar kapacitetet për të bërë procesimin e të dhënave” kanë thënë ai.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, aplikacionet e diasporës do të verifikohen përmes thirrjes në telefon në kohë të ndryshme.