Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Mbi 1,100 gjoba nga Policia në 24 orë

Për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës gjatë ditës së diel ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 126 tiketa dënimi.

Në statistikat e Policisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, 17 prej tyre me të lënduar dhe 19 vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa për vepra penale të ndryshme policia ka arrestuar 15 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media