Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë 11. 431 raste aktive me COVID-19.

Sipas IKSHP-së, numri i përgjithshëm rasteve pozitive është 29.805 nga 120.811 persona të testuar.

Deri sot në Kosovë kanë vdekur 833 persona nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).