Mbi 11 kg marihuanë në veri, 30 ditë paraburgim për shtetasin serb

30 ditë paraburgim është masa e caktuar ndaj shtetasit të Serbisë që është arrestuar dje në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për posedim të mbi 11 kilogramë substancë narkotike marihuanë.

Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Elvir Imeri.

KALLXO.com raportoi të shtunën, 27 nëntor, se një person është arrestuar në veri të Kosovës për posedim të paautorizuar të marihuanës.

Sipas të dhënave, Policia e Kosovës ka konfiskuar 11.4 kilogramë drogë të llojit marihuanë.