Mbi 10,500 qytetarë të Kosovës vdiqën në 2019-tën

Në vitin 2019, numri i  vdekjeve të qytetarëve të Kosovës ishte mbi 10 mijë e 500 , me një rritje prej 509 persona më shumë në raport me vitin 2018. Sipas gjinisë, raporti ishte pothuajse 50/50 ndërsa mosha më e prekur ishte mbi 60 vjeç.

 “Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste.”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Numri i vdekjeve ishte për 509 raste më shumë nëse krahasohet me vitin 2018.

Në vitin 2018, numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte rreth 10 mijë ku numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në Kosovë.

“Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2018, kanë qenë 9991, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8998, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993.”, thuhej në njoftimin e vitit 2018.

Sipas ASK-së, nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 5 mijë e 105 raste janë meshkuj, ose 54.1 për qind, dhe 4 mijë e 325 janë femra, ose 45.9 për qind.

Në njoftim thuhet se numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në shtëpi

“Në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër.”, njofton ASK

Tutje thuhet se sipas komunës, Prishtina prin me 2 mijë e 609 raste të vdekjeve, ose 24.7 për qind; Prizreni me 938 raste, ose 8.9 për qind; Peja me 639 raste, ose 6.1 për qind, etj. Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6 për qind është 60 e më shumë vjeç.

Tremujori i parë i vitit merr pjesë me 27.0 për qind, ndërsa vetëm muaji mars ka 9.5 për qind të vdekjeve të raportuara. Ndërsa, 90.8 për qind e rasteve janë shqiptarë.

Më tej thuhet se vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste, ose 1.7 për qind; vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, ose 65.6 për qind; vetëvrasje janë 39 raste, ose 24.8 për qind; dhe vrasje janë 15 raste, ose 9.6 për qind. Tek fatkeqësitë, dominon mosha 50 e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grup – mosha 20-40 vjeç.

Ndërsa foshnje të vdekura për vitin 2019 u raportuan gjithsej 189 raste, ku pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 1.8 për qind. Foshnje të vdekura meshkuj janë 97 raste, ose 51.3 për qind; dhe foshnje të vdekura femra janë 92 raste, ose 48.7 për qind.

Më shumë se 60 për qind e foshnjave deri në 6 ditë vdiqën më shumë

“Kurse, foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 118 raste, ose 62.4%; 7 deri 27 ditë kanë qenë 45 raste, ose 23.8%; dhe 28 deri në 364 ditë kanë qenë 26 raste, ose 13.8%. “, njofton ASK.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e raportit “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë” për vitin 2019.