Foto: KALLXO.com

Mbi 1,000 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë janë shënuar 626 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 pacientë nga coronavirusi.

Që nga fillimi i ë e deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 1,005 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.