Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Mbi 1,000 Krasniqë votojnë nga jashtë në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka publikuar listën e votuesve nga jashtë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Në listën prej rreth 32 mijë emrave të publikuar figurojnë 1,051 persona me mbiemrin Krasniqi të regjistruar për votim.

Krasniqi është një nga mbiemrat më të pranishëm në Kosovë.

Votimi përmes postës ka filluar tashmë dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.

KQZ publikon të dhëna personale të votuesve të diasporës