Një punonjës shëndetësor kryen një test të shpejt për koronavirusin. Gjermani, mars, 2020.

Mbi 100 të infektuar në një meshë në Frankfurt

Të paktën 107 njerëz u infektuan me koronavirus në një meshë në komunitetin baptist në Frankfurt, njoftoi të dielën ministri lokal i Shëndetësisë.

Komuniteti tha se të gjitha masat epidemiologjike, përfshirë hapësirën fizike, dezinfektimin dhe maska mbrojtëse, janë respektuar.

“Ky shembull tregon se sa e rëndësishme është për të gjithë ne, veçanërisht tani që masat e lehtësuara kanë hyrë në veprim, të mbeten të kujdesshëm dhe të mos veprojmë në mënyrë të pamatur”, tha ministri i Shëndetësisë Hessen Kai Klose.

Kreu i Zyrës së Shëndetit të Qytetit në Frankfurt, Rene Gottschalk shpjegoi se shumica e të infektuarve nuk tregojnë simptoma të forta të sëmundjes.

“Sipas informacionit tonë, vetëm një person është në spital”, tha Klose, duke shtuar se “situata është nën kontroll”.

Në shtetin federal Hessen, meshat u lejuan që nga 1 maji me zbatim të rreptë të masave. /21Media