Ilustrim

Mbi 100 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 106 pacientë duke u trajtuar për COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të këtij Spitali, 55 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 1 pacient në respirator.

Sipas tyre, 13 pacientë janë të konfirmuar negativ për coronavirus, kurse 9 janë ende të pakonfirmuara.

Gjithashtu, në mesin e tyre, tre janë në CPAP maskë.

Në javën e fundit Kosova po shënon rekorde të reja me raste pozitiv me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona me COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341.