Testi i Maturës 2019 - Foto: KALLXO.com
Mbi 100 nxënës u larguan nga provimi i maturës për shkak të përdorimit të telefonave
Rreth 22 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të maturës që është mbajtur sot.
Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, mbi 100 nxënës janë larguar nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.
“Komisioni Shtetëror i Maturës sipas raporteve të administratorëve në disa qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave, pra mbi 100 nxënës”, thuhet në njoftim.
Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se provimi i maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve për shkak të posedimit të telefonave.
Tutje ministria ka njoftuar se për disa nxënës provimi do të përsëritet ngase lënda zgjedhore nuk është përshtatur me zgjedhjen e nxënësit.
“Provimi i maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit ishin të angazhuar rreth 1600 administrues”, thuhet tutje në njoftim.
Sot mbi 20 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore për vitin 2022.
Sikurse në testin e arritshmërisë së klasave të nënta, edhe kësaj radhe janë krijuar grupe të veçanta për kopjim.
Në disa grupe në Facebook, Viber e Signal pyetjet dhe përgjigjet e këtyre provimeve janë shpërndarë në mes të nxënësve.
KALLXO.com ka raportuar për dukurinë e kopjimit në provime e teste shtetërore.
Publikohet provimi i maturës shtetërore në rrjete sociale, lulëzon kopjimi