Mbi 10 orë mbledhje, zgjidhen delegatët e Prishtinës për Odën e Avokatëve

Pas më shumë se 10 orësh nga mbledhja e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Prishtinës Kuvendi Zgjedhor i degës regjionale të Prishtinës zgjodhi 40 delegatë të rinj të Kuvendit të Përgjithshëm të Odës.

Procesi zgjedhor sot shkoi me shumë mospajtime duke filluar nga lista e kandidatëve e deri te votimi.

Ndonëse ishte e paraparë që të zgjedheshin 41 delegatë për shkak se tre kandidatë patën vota të njejta, e në mungesë të kuorumit për të votuar edhe një herë për kandidatë u vendos që tani për tani të emërohen vetëm lëta 40 delegatë.

40 delegatët e sapo emëruar do të kenë mandat 4 vjecar dhe do ta përfaqesojnë Odën e Avokatëve të degës së Prishtinës në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve.

Mbledhja e kuvendit të odës së degës së avokatëve të Prishtinës filloi në mengjes në ora 10 dhe u deshtën 10 orë që më në fund ky Kuvend pas orës 8 në mbrëmjë të dalë me listën prej 40 delegatëve.

Kjo është lista e 40 delegatëve të përzgjedhur për ta përfaqesuar Odën e Avokatëve të Degës Regjionale të Prishtinës në Kuvendin e Përgjithshëm të Odes së Avokatëve të Kosovës:Nasuf Hasani

Naim Rudari

Rrahim Ajeti

Leon Përlaska

Skender Musa

Eleonora Ndrecaj

Albana Kelmendi

Besnik Berisha

Diamand Zekaj

Agron Selimaj

Fanol Krasniqi

Jeton Osmani

Berat Tmava

Arben Geci

Fatlum Podvorica

Bekim Kafexholli

Teuta Zhinipotoku

Blerim Cakolli

Arbër Shala

Merita Stublla Emini

Adnan Pacolli

Lule Bilalli Imeri

Violeta Jashari

Agron Curri

Avni Leci

Lendita Keqekolla Gashi

Saranda Beqiri

Afrim Salihu

Marigona Berisha

Muhamet Humolli

Visar Haxhibeqiri

Arsim Bilalli

Leonora Dervishaj Pacolli

Besmira Hoti

Fitim Limani

Naim Spahiu

Nikë Shala

Albina Shala Budakova

Asdren Hoxha

Shpëtim Sadiku

 

Ndërsa  tre kandidatët me numrin e njejtë të votave për të cilët do të vendosët më pas se si do të procedohet nga kryesia e odës regjionale të Prishtinës janë: Besian Syla, Halim Shala dhe Jusuf Bytyqi.

E stërzgjatja e kësaj mbledhje si duket i ka lodhur disa nga pjesëmarrësit të cilët janë munduar të pushojnë në ambientet e  sallës ku po mbahej mbledhja.

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet se një avokat ishte shtrirë në karriget e sallës për të pushuar.

Kuvendi maratonik i Odës së Avokatëve, avokati e bën ‘një sy gjumë’

 

Më herët gjatë ditës, avokatët u fotografuan edhe teksa lexonin gazeta derisa Kuvendi po mbahej.

E shumica tjetër menjëherë pas votimit u larguan nga mbledhja e kuvendit duke mos shprehur interesim për ta pritur rezultatin e zgjedhjeve.