
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Mbi 10 milionë euro, Bordi i RTK-së aprovoi buxhetin e vitit 2022
22.1.2022 - 20:06
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka aprovuar projeksionin buxhetor për vitin 2022, në vlerë prej 10 milionë e 537 mijë euro.
Ky vendim ka ardhur pas analizave dhe diskutimeve në mes bordit të RTK-së dhe menaxhmentit të transmetuesit publik.
“Sipas detyrimeve ligjore, bordi i RTK-së e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar projektbuxhetin vjetor duke siguruar që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe udhëheqësja e Departamentit të Financave në RTK, Adelina Valla-Hyseni.
Më 19 janar, bordi i RTK-së e ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin.