Foto: REL

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

Instituti kombëtar i shëndetit publik ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 10 mijë e 192 raste.

Instituti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive.

Sipas IKSHP-së, numri total i rasteve pozitive është 27,851 raste nga 115,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 raste të vdekjes.

963 raste me COVID-19 në vetëm 24 orë