Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

Në 10,410 ka shkuar numri i numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,059 raste aktive, më pas Peja me 798 raste.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona.

Në 24 orët e fundit të shtunën janë regjistruar 1.332 raste të reja dhe një person ka vdekur nga coronavirusi.