Foto: MPJD

Mbi 10 mijë qytetarë nga diaspora votuan deri në ora 15:00

Deri në orën 15:00, të ditës së sotme (08.02.2025), kanë votuar 10 mijë e 346 votues apo 50,91%.

Kështu njofton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes një shkrimi në Facebook.

Ndërkaq, sipas KQZ-së janë,  20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike.

“Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës. Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 %”- njofton KQZ. 

 

Sot, më 08.02.2025, ditë e shtunë ka nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri në këtë orë, sipas kohës lokale, janë hapur qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në shtetet europiane, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanda do të fillojë më vonë.

Përfaqësitë diplomatike në të cilat ka filluar procesi i votimit në orën 07:00, sipas kohës lokale në Kosovë, janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).

Votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata, MPJD jep detaje