Foto: REL/Reuters

Mbi 10 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me 'AstraZeneca'

Kosova tash e 17 ditë është duke vaksinuar stafin shëndetësor e qytetarët me vaksinën kundër coronavirusit “AstraZeneca”.

Mbi 10,000 qytetarë janë vaksinuar brenda këtyre 17 ditëve.

“Gjysma mbi moshën 80+, gjysma tjetër punonjës në institucionet shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për KALLXO.com.

Kosova ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 më 29 mars 2021, pas një donacioni me 24 mijë vaksinave të ofruara nga UNICEF nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pandemia SARS-CoV-2 deri më tani ka infektuar 98,835 persona, 83,591 janë shëruar,  13,236 janë raste aktive, ndërsa 2008 kanë vdekur si pasojë e infeksionit.