Mbi 10 mijë qytetarë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë

Sot numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka kaluar shifrën 10 mijë.

Që nga 13 marsi kur në Kosovë u shënua edhe rasti i parë pozitiv i infektuar me SARS-CoV-2 vetëm më 24 maj nuk ka pas asnjë të infektuar.

Raste më të mëdha të të infektuarve ka pas muajve të fundit, ku përvec rasteve pozitive edhe rastet e vdekjeve ishin tejet shqetësuese.

Brenda 24 orëve në Kosove u shënuan 12 vdekje si pasojë e coronavirusit.

Sot IKShPK na njofton se në nivel vendi janë regjistruar 190 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 197 të tjerë.

10,059 raste pozitive me COVID-19, janë shëruar 5,677 të tjerë, kanë vdekur 315.

Shënohen edhe 190 raste të reja me COVID-19 në Kosovë