Mbi 1 mijë të vdekur në Spanjë nga coronavirusi

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Spanjë ka kapur shifrën 1002 të premten, një rritje prej 235 më shumë se ditën e kaluar, sipas një zyrtari të ministrisë së shëndetit në Spanjë, raporton CNN.

Deri tani janë regjistruar 19,980 raste, tha Fernando Simon, drejtor i qendrës shëndetësore të alarmit dhe emergjencës.

Rritja 16.5% e rasteve të regjistruara (deri 2.833) ishte më e ngadaltë se ditët e mëparshme, por Simon paralajmëroi që shumë faktorë ndikojnë në numrin e rasteve të konfirmuara.

Rreth 1200 raste janë vënë në kujdes intensiv, tha Simon. Disa prej të parëve që janë vendosur tani do lirohen, shtoi ai.

10,542 raste janë në trajtim spitalor, që i bie 52% të totalit, tha Simon.

Të enjten kanë qenë 17,147 raste me 767 vdekje.