
Ilustrim
Mbi 1 mijë të punësuar përmes platformës ‘Superpuna’
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se përmes platformës ‘Superpuna’ tashmë janë regjistruar mbi 1 mijë punësime.
Ministri Murati gjithashtu ka bërë të ditur se janë regjistruar mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë dhe janë regjistruar 3 mijë punë kërkues.
1 mijë e 500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç janë ende të hapura.
“Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë”- ka thënë Ministri Murati.
Platforma është lansuar më 6 shkurt 2023.
Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila do të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe do të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.