Qeveria e Maqedonisë së Veriut - Foto: REL

Mbi 1 mijë raste me coronavirus në Maqedoni të Veriut

Duke filluar nga e enjtja, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë  edhe tre orë të tjera gjatë ditës pa shtetrrethim.

Në vend të orës 4 pasdite, orari i punës ditore do të fillojë në ora 7 pasdite.

Por një rregull i ri që është prezantuar thotë se të gjithë ata që dalin jashtë do të duhet të përdorin maska mbrojtëse ose shalle për të mbuluar gojën dhe hundët, raporton Balkan Insight.

Ndërkohë vendi ka regjistruar 28 infeksione të reja gjatë 24 orëve të kaluara, duke e marrë numrin e përgjithshëm në 1 mijë e 259.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka shënuar 56 viktima të COVID-19.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu