Mbi 1 mijë gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar më shumë se një mijë gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion.

1 mijë e 103 tiketa janë shqiptuar në 24 orët e fundit ndërsa Policia ka dhënë statistika edhe për aksidente e persona të arrestuar.

Sipas raportit ditor të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 aksidente me dëme materiale, 16 aksidente janë raportuar me persona të lënduar.