COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Mbi 1 mijë e 300 raste të reja me COVID-19

1 mijë e 332 raste të reja me COVID-19 kanë rezultuar pozitive sot në Kosovë nga testimi i 3 mijë e 423 mostrave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot është shënuar 1 vdekje nga ky virus.

Në Kosovë aktualisht janë 10 mijë e 410 raste aktive, kurse janë shëruar 1,605.

Në këtë periudhë kohore, janë vaksinuar vetëm 120 persona kurse në total numri i të vaksinuarve është 1,834.241.