Foto: KALLXO.com

Mbeturinat që la pas "dita e pazarit" në Malishevë (VIDEO)

E enjtja është ‘ditë pazari’ në Komunën e Malishevës.

Sot, tri ditë pas “ditës së pazarit” në Komunën e Malishevës, hapësira e cila shfrytëzohet nga tregtarët për të ekspozuar produktet e tyre, është lënë e mbushur me mbeturina.

Përveç kartonëve, në këtë hapësirë shihen edhe pemë, perime, qese plastike e letra të ndryshme, të cilat janë hedhur nëpër tokë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi, në lidhje me mbeturinat te hapësira e tregut në Malishevë. Paçarizi ka thënë se kjo hapësirë është pronë private.

“Ajo është pronë private, kompania që i mbledh mbeturinat shkojnë edhe në atë pjesë të qytetit për me i mbledhë mbeturinat por nuk hyjnë me i mbledhë mbeturinat brenda nëpër treg. Ai duhet me i grumbullu vetë e pastaj kompania shkon i merr mbeturinat e grumbulluara”, ka deklaruar Paçarizi.

Më poshtë i gjeni videot nga kjo hapësirë, të cilat i ka dërguar një qytetar në redaksinë e KALLXO.com.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.