Mbeturina në qendër të Ferizajt - FOTO

Mbeturina të shumta janë hedhur në qendrën e qytetit të Ferizajt.

Në disa pamje të siguruara nga Kallxo.com shihet se mbeturinat janë hedhur në sheshin që ndodhet në qendër të qytetit.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për mbeturinat që hidhen në prona publike të këtij qyteti.

Madje, para disa ditësh kompania ‘Pastërtia’ në Ferizaj ishte furnizuar me 800 kontejnerë për hedhje të mbeturinave.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.