Mbetje mortore në Leshan, banorët thonë që nuk është hera e parë

Mbetjet mortore që janë gjetur në Leshan të Suharekes, ende nuk dihet se ciles përiudhë i takojnë. Banorët thonë se nuk është hera e parë që në këtë fshat janë gjetur mbetje të tilla. Nën dyshimin e një varreze masive, në këtë pjesë u gërmua dy vite më pare

Pastrimi i varrezave në fshatit Leshan, të komunës së Suharekës,ju mbeti në gjysmë banorëve të fshatit.

Shkas u bë gjetja e mbetjeve mortore në këtë vend në natën e Bajramit.

Mexhid Gashi, banorë i këtij fshati, rrëfen ngjarjen ku djali i tij se bashku më një person tjetër shkuan për ti pastruar varrezat.

Derisa tregon mënyren se si është gjetur kufoma, ai shprehet i habitur që askush më nuk ka dalur për të parë këtë vend.

“Nuk ka qenë mirë i mbulum tu pastru barin u pa kufoma. Ma heret u kanë edhe një rast por se di ose s’kan vazhdu më u germu. U dasht më dal më germu këtu ma shumë se që dy raste po ndodhi,” ka thënë Mexhid Gashi.

Në këtë  fshat gjatë luftës u vranë 24 persona, 3 nga të cilët ende nuk janë gjetur.

E kjo ngjarje që nuk është e para e llojit të tillë në këtë fshat, ka ngjallur interesim për familjaret që ende nuk i kanë gjetur familjarët e tyre.

Sedat Elshani, që ka të pagjetur ende gruan e agjës së tij thotë se në këtë pjesë u gërmua nën dyshimin për varr masiv, dy vite më parë.

“Para dy vite ka pas germime nga Instuti i Mjeksisë Ligjire pasi kanë dyshu po ma sjanë ardhë më sa e di diqka kanë gjetë. Unë e kamë gruan e mixhes që ende nuk është gjetur. Mbas këtij rasti na jemi interesu mos ka diqka. Po janë edhe nja tre ose katër të pagjetur këtu në fshatin tonë. Ka pas masaker që janë vra 24 vetë”, Sedat Elshani.

Pas lajmërimit të rastit në vendin e ngjarjes, ka dalur Policia e Kosovës dhe Instituti I Mjekësisë Lgjore.

Në njoftimin për media zyra e Policisë në rajonin e Prizerenit kanë bërë të ditur se këto mbetje janë dorzuar në Institutin e Mjeksisëe  Ligjore për ekzaminim./PortaliD