Mbetje mortore gjenden në Prizren, Policia nis hetimet

Një person në Prizren ka njoftuar se ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut.

Sipas Policisë, i njëjti ka qenë duke e hapur një varr kur ka hasur në to.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore”-ka njoftuar Policia.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, njoftojnë forcat e rendit në raportin 24 orësh.