Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Mbetet jashtë funksionimit webfaqja e Teatrit Kombëtar

Ka ditë që webfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës është jashtë funksionimit.

Përveç webfaqes, këtij teatri nuk i funksionon as linja zyrtare telefonike.

I vetmi komunikim që ka tashmë TKK-ja me publikun, është llogaria në Facebook.

Ibër Alaj, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka thënë për Kallxo.com se webfaqja e TKK-së është në procedurë të ridizajnimit.

“Jemi në procedurë të ridizajnimit të të gjitha webfaqeve të institucioneve. Ende jemi duke bërë ‘update’ në aspektin e procedurave, siç e parasheh rregullimi i webfaqeve”, ka thënë ai.

Alaj nuk ka treguar se kur mund të rifillojë funksionimi i webfaqes së TKK-së. Ndërsa, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion rreth mos funksionit të linjave zyrtare telefonike të TKK-së.