Çezme - Foto: KALLXO.com

Mbesin pa ujë përkohësisht këto pjesë të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa furnizim me ujë për shkak të disa punimeve teknike.

“Punimet teknike të ditës së sotme, në sanimin e linjës së ngrirë në Lagjen Mati, rruga “Muharrem Fejza”, ka bërë që objektet që janë në këtë zonë të mbesin pa furnizim me ujë. Ekipet janë duke punuar nga mëngjesi, mirëpo si pasojë që linja është ngrirë nga temperaturat e ulëta, shkak i nje ndërtuesi që ka zbuluar linjën dhe e ka lënë të ekspozuar ndaj temperaturave të jashtme, jemi detyruar te ndërpresim ujin, për t’i hapur rruge ndërhyrjes nga ekipet tona”, ka thënë KRU ‘Prishtina”.

Sipas njoftimit, rasti në fjalë mbyllet për 1 orë, ku edhe do rikthehet furnizimi.

“Në varësi të objektit dhe katit ku gjendeni mund të vonohet furnizimi edhe më shume. Si pasojë e kësaj ndërhyrje pa ujë kanë mbetur edhe objektet në rrugën “Holgen Petersen”, “Malush Kosova” si dhe disa objekte në rrugën “B”, thuhet më tej.