Mbesin pa ujë disa lagje e fshatra të rajonit të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lajmëruar se sot kanë mbetur pa furnizim me ujë disa rrugë, lagje e fshatra.

Pa ujë kanë mbetur, Çagllavica, lagjia Nic, lagjia Qershia, lagjia Qëndresa dhe Veterniku, te pjesa kah Rezonanca, për shkak të një defekti në një gyp të ujit.

Ndërsa, ka treguar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në disa zona.

Zonat në të cilat do të intervenohet janë: Rr.”Muharrem Fejza “, “Ndue Përlleshi “, “Ukshin Kovaqica”, “Dëshmorët e Marevcit”, “Bislim Makolli”, “Bahtir Jahiri”, “Qazim Bllaca” në fshatin Bardhosh, Fshati Vranidoll, Fshati Henc, “Hakif Zejnullahu”.