Foto: KEDS

Mbesin pa rrymë dy lagje të Prishtinës, deklarohet KEDS-i

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji në lagjen “Velania” dhe një pjesë të lagjes “Muhaxherët” në Prishtinë.

KEDS-i tutje ka theksuar se si pasojë e një avarie në daljen “Velania” konsumatorët në këto lagje janë pa energji elektrike.

“Ekipet janë në terren duke punuar në sanimin e defektit të paraqitur dhe shumë shpejt pritet të rikthehet energjia për konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim.

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.