BE Mbështet Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizojnë konferencë për hapjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”.

Ky është projekti i parë i financuar nga Bashkimi Evropian për sektorin Fitosanitar në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm është forcimi i zbatimit dhe kapacitetit operacional të institucioneve përgjegjëse për shëndetin e bimëve në Kosovë me qëllim të sigurimit të sistemit efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.