Kallashnikov, Ilustrim

Mbante kallashnikov e armë të tjera në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Në Novobërdë është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me dhjetë fishekë, një pushkë automatike AK-47 me 5 karikatorë dhe 184 fishekë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.