Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com
Mbajti fëmiun në prehër teksa po ngaste makinën, dënohet shoferi me 400 euro gjobë
08.11.2024 - 12:00
Shoferit i cili po mbante fëmijën në prehër gjersa po voziste, zyrtarët policorë në Mitrovicë të Jugut i kanë shqiptuar gjobë prej 400 eurosh, pesë pike negative si dhe masa ndalim i drejtimit të mjetit për gjashtë muaj.
Kështu bëhet e ditu në njoftim e Policisë së Kosovës.
“Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për gjashtë (6) muaj”.