Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbajtën të mbyllur një grua - Arrestohet një person në Tiranë, disa të tjerë në kërkim - VIDEO

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se u arrestua një prej personave të dyshuar për mbajtjen mbyllur të qytetares S.Q., më 09.1.2025 në Astir.

I arrestuari është E.B 36 vjeçar nga Tirana, i cili sipas Policisë ka pasur raste penale të mëherëshme.

E.B dyshohet se së bashku me disa të tjerë, të shpallur në kërkim mbajtën të mbyllur S.Q.

“Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë” – thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Për veprime të mëtejme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë.