Tryezë Diskutimi

Mbahet tryezë diskutimi në kuadër të muajit të Kancerit të Gjirit

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur sot tryezë diskutimi në kuadër të muajit të Kancerit të Gjirit.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e vlerësoj jetike diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje dhe tha se “përgjegjësia e ngritjes së kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese është e institucioneve”.

“Jemi këtu për t’i kujtuar gratë që na lanë, si dhe për të festuar fitoret e atyre që e mposhtën fuqishëm këtë sfidë. Këto gra me rrëfimet e tyre po bëjmë ndryshimin e vërtetë. Nuk është larg periudha e kaluar kur kjo çështje problematike ishte mbuluar nga heshtja shoqërore. Në çdo minutë vdes një grua nga kanceri i gjirit në botë”, theksoi  Osmani.

Ndërkaq sipas njoftimit, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi,  tha se si shkak i vetdijësmit për sëmundjen e kancerit të gjirit, 50% e rasteve janë zbuluar në fazën e dytë.

“Grave me kancer duhet t`u ofrohet trajtim i duhur, në mënyrë që mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit. Ai bëri të ditur se 50 për qind e rasteve të me kancer janë zbuluar në fazën ë dytë, që do të thotë se ka rritje të vetëdijes për këtë sëmundje”, thuhet në komunikatë.

Pjesë e kësaj tryzese ishte edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirqenie Sociale, Alberta Reshitaj si dhe e mbijetuara nga kanceri, Nafije Laitfi.