Mbahet testi i kandidatëve për Prokuror të Shtetit, Foto: Këshilli Prokurorial i Kosovës

Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për prokurorë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se është mbajtur testimi me shkrim i 333 kandidatëve për Prokurorë të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap i ardhshëm i procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës, test ky, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri”- thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it, OSBE-së, EUKOJUST-it, Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe shoqëria civile.

Mbahet testi i kandidatëve për Prokuror të Shtetit, Foto: Këshilli Prokurorial i Kosovës