Mbahet konferencë shkencore në 25-vjetorin e 'Lidhjes Shqiptare në Botë dhe ABSM' në Basel

Më rastin e 25 vjetorit të krijimit të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe Këshillimores Shqiptare (ABSM), në Basel, është duke u mbajtur në Bern një konferencë shkencore me temën “Sfidat e botës shqiptare në mileniumin e ri”

Punimet e kësaj konference do të zhvillohen në dy sesione, në atë të paradites dhe të mbasdites.

Skender Nikoliqi, kryetari i Këshillmores ABS, në fjalimin e tij kujtoi se krijimi i ABS-së në vitin 1997, ishte bërë nevojë urgjente edhe nga masivizimi i luftës për liri dhe pavarësi së Kosovës si dhe i ardhjeve të azilkërkuesve nga Kosovë duke shtuar faktin se shumica e azilkërkuësve ishin mosha të reja dhe shtonte, sipas tij, nevojën për arsimim.

Nikoliqi tha se këto do t’u shërbenin si gjatë periudhës së qëndrimit në Zvicër si azilkërkues, ashtu edhe nëse mbeteshin në këtë vend, për t’u integruar si emigrantë të ligjshëm dhe të aftë për të përballuar kërkesat dhe nivelin e lartë të tregut të punës dhe të jetesës në Zvicër si dhe nëse ktheheshin në Kosovën e lirë e të pavarur, pas përfundimit të pushtimit serb.

“ABS-ja në fazën e krijimit ishte konceptuar si qendër e edukimit profesional, qytetar, shëndetësor dhe e argëtimit kulturor-sportiv të azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria, nga trevat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi. Pra, ajo synoi qysh nga krijimi dhe arriti të bëhet një qendër mbarëshqiptare” – tha ai.

Ai shtoi se pas vitit 2000 me rënien e numrit të azilkërkuesve /emigrantve nga Kosova, Shqipëria dhe trevat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, ABS-ja hapi dyert dhe pranoi në kurset e saj edhe emigrant nga vende dhe popuj të tjerë, si nga Afrika, Azia, Amerika Latine etj.

“ABS realizoi kurse dhe zhvilloi leksione e biseda-debat edhe për zgjerimin e njohurive të azilkërkuesve për liritë dhe të drejtat e njeriut; për integrimin sa më të shpejtë të emigrantëve në shoqërinë zvicerane nëpërmjet kurseve intensive për mësimin e gjuhës gjermane si dhe të rregullave të jetesës dhe sjelljes së kulturuar; për rreziqet e racizmit ndaj paqes dhe harmonisë fetare dhe mes popujve si dhe për domosdoshmërinë e luftës kundër tij; për rreziqet e drogës, SID-ës, kriminalitetit e tj” – u shpreh Nikoliqi.

“Qendra e ABS-së ka perkrahur/ndihmuar shumë Shkolla dhe Spitale te Kosoves me infrastrukturë. Prej rreth 22 vjetësh ka përgatitur mjëra punëtorë të kualifikuar në Regjionin e Gjakovë dhe qytetet të tjera të Kosovës si dhe ka për përkrahur Shkollat profesionale me kabinete pune per Elektrik, Mekanik, Informatik, Energji solare etj” – shtoi ai.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti foli për organizimin e kësaj ngjarje duke falënderuar edhe donatorët.

Ndërlidhur më këtë, Jakurti tha se janë munduar që profili përmbajtësor e tematik i kësaj konference të jetë “heterogjen”, sipas tij, në këtë mënyrë që të kenë qasje të ndryshme, nga këndvështrime të ndryshme, për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

“Që të ketë sukses kjo qasje, gjithashtu kemi mbajtur llogari që edhe harta gjeografike e pjesëmarrësve tanë të jetë sa më gjithpërfshirëse, në mënyrë që të kemi një laryshi për sa i përket specifikave rajonale e adminitsrative që mbartin në vete këndvështrimet e caktuara” – tha ai.

“Të nderuar pjesëmarrës ju uroj sukses në këtë konferencë shkencore dhe ju njoftoj se të gjitha punimet tuaja, versionet më të gjata, do të botohen në një publikim të posaçëm, për të cilën punë do të kujdeset kryredaktori i këtij publikimi Emin Azemi, me të cilin edhe do të kontaktoni tash e tutje për dërgimin dhe sistemimin e materialeve tuaja” – tha mes tjerash ai.

Më linkun më poshtë gjeni programin e plotë të aktiviteteve dhe pjesëmarrësëve në këtë ngjarje e cila pritet të vazhdojë deri në orën 14:30.

Programi i konferencës 19.11.22-1