ARKIV: Konferenca e ATRC dhe BIRN për trashëgiminë | Foto: KALLXO.com

Mbahet Konferencë për Grupet e Margjinalizuara

“Zbatimi i angazhimeve institucionale për përmirësimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara” është tema e konferencës së sotme e organizuar nga ATRC-ja.

Kjo konferencë është e organizuar organizuar nga  Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) në partneritet me USAID-in, e cila synon të angazhojë palët e interesit, institucionet e Kosovës dhe partnerët që punojnë me grupet e margjinalizuara në Kosovë për përmirësimin e zbatimit të të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Përmes kësaj konference, ATRC-ja do të hedh një hap drejt përforcimit të bashkëpunimit mes organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) dhe institucioneve të Kosovës, hartuesve kyç të politikave që trajtojnë të drejtat themelore të grupeve të margjinalizuara në Kosovë, siç janë gratë, të rinjtë, LGBTI dhe personat me aftësi të kufizuara, për identifikimin e pabarazive sociale dhe ekonomike të grupeve të margjinalizuara, mbledhjen e rezultateve dhe rekomandimeve dhe adresimin e tyre tek institucionet relevante të Kosovës, si dhe ngritjen e vetëdijes së publikut për përmirësimin e mëtejshëm të të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe përfshirjen sociale në Kosovë.

Kjo konferencë është pjesë e Programit të Angazhimi për Barazi -E4E, i cili synon të përmirësojë integrimin e grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara duke forcuar rolin e shoqërisë civile në ngritjen e çështjeve vendimtare për demokracinë dhe qeverisjen dhe në influencimin e hartimit dhe zbatimit efektiv të politikave që i prekin këto komunitete.