WesternBallkanYouthLab, Foto:RCC

Mbahet konferenca për shëndetin mendor për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor

Ekspertë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në Tiranë për të diskutuar për menaxhimin dhe implementimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor tek të rinjtë.

Pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova për dy ditë radhazi kanë diskutuar për mënyrën se si punohet për shëndetin mendor në vendet nga ata vijnë në kuadër të projektit “WestrenBalkansYouthLab”, të implementuar nga Regional Cooperation Council (RCC).

Njohësit e kësaj fushe kanë treguar se të rinjë në mes të stigmës dhe paragjykimeve nga rrethi shoqëror nuk flasin shumë për gjendjen e tyre.

Nikolina Radoviq, Aktiviste dhe Psikologe Rinore nga Mali i Zi ka treguar se njëri ndër problemet kryesore se të rinjtë mbyllen në vete dhe nuk diskutojnë është mungesa e ndërgjegjësimit, mungesa e njohurive dhe mungesa e informacionit.

“Të rinjët në vendin tim nuk kanë informacion se çfarë do të thotë shëndeti mendor dhe se ky është problemi i parë që i pengon të rinjtë të kërkojnë ndihmë në ato situata që ata ndoshta kanë nevojë. Gjithashtu mendoj se gjysma e pjesëmarrësve në seminaret që ne organizuam kanë thënë që ata ndoshta nuk do të vizitonin psikologun sepse sipas tyre të flasësh me profesionistë të shëndetit mendor është shenjë dobësie”, ka thënë Radoviq.

Në anën tjetër, Maja Handziska Trendafilova, Udhëheqëse e Departamentit të Programit, RCC ka thënë se nga të rinj.t e anketuar është kuptuar se në rast se ata nuk ndihen mirë ata zgjedhin të diskutojnë me moshatarët e tyre dhe jo me profesionistët.

“Të dhënat që ne kemi në RCC tregojnë se të rinjtë ende mbështeten kryesisht tek familja dhe miqtë kur përballen me ankth, depresion, gjë që sugjeron gjithashtu se përgjigjet e politikave institucionale nuk janë optimale, ato nuk janë të mjaftueshme”, është shprehur Handziska Trendafilova.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vitet e fundit, ka pasur rritje në njohjen e rolit të rëndësishëm që luan shëndeti mendor në arritjen e qëllimeve të zhvillimit global, siç ilustrohet nga përfshirja e shëndetit mendor në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Depresioni është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë. Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek 15-29-vjeçarët. Njerëzit me kushte të rënda të shëndetit mendor vdesin para kohe – deri në dy dekada më herët.

Kryesisht në këtë konferencë është diskutuar për shkaqet dhe faktorët për trajtimin e problemeve mendore dhe problemeve shëndetësore tek të rinjtë.

Stanislava Vuckoviq, Specialiste e Zhvillimit të Rinisë dhe Adoleshentëve, UNICEF nga Serbia tregoi se gjatë kohës së pandemisë kanë bërë tre vëllime të kërkimeve në të cilat është zbuluar se adoleshentët nga 13 deri në 17 vjeç kanë pasur probleme në shëndetin mendor.

“Dhe më të prekurit ishin ata që jetojnë në qendra të mëdha urbane dhe vijnë nga familje me burime më të ulëta financiare, gjëja tjetër që bëmë është që ne kemi platformën e raportimit tuaj, me më shumë se 10000 të rinj në bord, ne kemi kërkuar dhe kjo është ajo që kemi gjetur se të rinjtë nuk shkojnë tek doktorët apo këshilltarët e shkollës kur mbështesin ata flasin me familjaret apo shokët e tyre”, ka thënë Vuçkoviq.

Konferenca është mbyllur me përmbledhjen e planit e punës për periudhën e ardhshme.