Mbahet konferenca për ecurinë e rastit Pjetër Shala

Dhomat e Specializuara kanë informuar se sot nga ora 11:00 në Hagë do të mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala. Në seancën e parë, e cila është mbajtur në muajin prill, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm.

Ai është arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për kinse krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. RTV21