Pamje nga koncerti ‘Opera Night & dedikim për Nexhmije Pagarusha’. Foto: KALLXO.com

Mbahet koncerti dedikuar Nexhmije Pagarushës

Një koncert dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është mbajtur mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Koncerti “Opera Night & dedikim për Nexhmije Pagarushën”, është mbajtur në kuadër të edicionit të parë të festivalit të muzikës operistike, “The Rame Lahaj International Opera Festival”. 

Ramë Lahaj, organizatori dhe themeluesi i këtij festivali ka shkruar se “Opera Night & dedikim për Nexhmije Pagarushën”, mbahet për t’i dhënë madhështinë e duhur ikonës tonë historike.  

“Shijone muzikën e bukur shqipe dhe yjet e lirikes italiane që i kemi sjellë enkas për t’i dhënë madhështinë e duhur ikonës tonë historike zonjës Pagarusha. Aty do gjeni edhe artistet tanë të mrekullueshëm”, ka shkruar ndër të tjerash Lahaj në Facebook. 

Këngëtarë të njohur të muzikës operistike, shqiptarë dhe italianë kanë interpretuar pjesë të veprave shqipe e të huaja. 

Gjatë këtij koncerti në skenë u paraqitën tenorët: Davide Giusti e Xhieldo Hyseni dhe sopranot: Jessica Nuccio, Adelina Paloja,  Jeta Çitaku e Klea Dina. 

 Në fund interpretoi edhe kori “Siparantum Choir”. 

 Festivali RLIOF ka nisur më 29 korrik dhe mbyllet me gala koncertin “Rame Lahaj & Friends” do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 7 gusht 2021 në ora 20:30. 

Pamje nga koncerti ‘Opera Night & dedikim për Nexhmije Pagarusha’. Foto: KALLXO.com
Pamje nga koncerti ‘Opera Night & dedikim për Nexhmije Pagarusha’. Foto: KALLXO.com