
Pamje nga gara Kupa ‘Adem Jashari’. Foto: FShSK-së.
Mbahet gara e shenjëtarisë Kupa ‘Adem Jashari’, boksierët e njohur madhështojnë ceremoninë e zgjedhjes së më të mirëve
Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK) ka organizuar garën e përvitshme Kupa “Adem Jashari”, ku u zgjodhën më të mirët e kësaj gare.
Garën e sivjetme dhe ceremoninë e zgjedhjes së më të mirëve e ka madhështuar edhe prezenca e dy kampionëve shqiptarë të boksit, Robin Krasniqi dhe Shefat Isufi.
Çdo vit, FSHSK-së organizon garën Kupa “Adem Jashari” në shenjëtari në përvjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
Driton Sejdiu, sekretar i FSHSK-së tha për KALLXO.com se gara e sivjetme e Kupës “Adem Jashari” është madhështuar me vizitën e dy boksierëve të njohur botërorë, Krasniqi e Isufi.
Sipas tij, një vizitë e papritur nga kampionët i ka dhënë një ndjesi të veçantë garës së sivjetme.
“Vizita e papritur e kampionëve i dha një ndjesi të veçantë garës së sivjetme duke pasur parasysh se kjo garë mbahet në shenjë të përkujtimit të një ngjarjeje të rëndëdishme – Epopesë së UÇK-së”- tha Sejdiu për Kallxo.com.
Përveç kampionëve Krasniqi e Isufi në ceremoninë e zgjedhjes së shenjëtarëve më të mirë në këtë ngjarje mori pjesë edhe sponsori dhe organizatori i ngjarjes në “Audi Dome München”, Burim Hazrolli.
Gara e sivjetme e Kupës “Adem Jashari” është mbajtur në poligonin e shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Rezultatet e arritura:
Kategoria serike
PIONIERËT
Disiplina: Pushkë serike – pionierët
Meshkujt:
Vendi i parë: Leon Sopjani nga K.SH. “Katana” me 82 rrathë;
Vendi i dytë: Nobel Derguti nga K.SH. “Besim Mala- MURRIZI” me 79 rrathë.
Vendi i tretë; Jon Neziri nga K.SH. “Besim Mala- MURRIZI” me 41 rrathë.
SENIORËT
Disiplina: pushkë serike- senior,
Femra:
Vendi i parë: Mirsade Kuliqi nga K.SH. “Besim Mala-MURRIZI” me 124 rrathë;
Vendi i dytë: Amra Xhaferi nga K.SH. “Katana ” me 85 rrathë;
Disiplina: Pushkë serike- senior
Meshkuj:
Vendi i parë: Mergim Mazreku nga K.SH. “16 Qershori” me 154 rrathë;
Vendi i dytë: Yllnor Mala nga K.SH. “Besim Mala-Murrizi” me 146 rrathë;
Vendi i tretë: Hekuran Sejfullahu nga K.SH. “Zenel Hajdini” me 125 rrathë;
Në kategoritë standarde :
PIONIERËT
Disiplina: Pushkë standarde-pionier
Meshkuj:
Vendi i parë: Dris Sejdiu nga K.SH. “Katana” me 568.8 rrathë;
Disiplina: Pistoletë -pionier
Meshkuj:
Vendi i parë: Norik Jashari nga K.SH. “Katana” me 471 rrathë;
JUNIORËT
Disiplina: Pushkë standarde –junior
Meshkuj:
Vendi i parë: Ndriçim Raci nga K.SH. “Katana” me 584.5 rrathë;
Vendi i dytë: Edonit Telaku nga K.SH. “16 Qershori” me 572.5 rrathë;
Vendi i tretë: Lorik Mirdita nga K.SH “Dardania” me 549.3 rrathë;
SENIORËT
Disiplina: Pushkë standarde –senior
Femra:
Vendi i parë: Urata Rama Gagica nga K.SH. “Anamorava” me 591.4 rrathë;
Vendi i dytë: Diellza Lluga nga K.SH. “Dardania” me 545.2 rrathë;
Vendi i tretë: Lenda Blakqori nga K.SH “Zenel Hajdini” me 540.5 rrathë;
Disiplina: Pushkë standarde –senior
Meshkuj:
Vendi i parë:, Drilon Ibrahimi nga K.SH. “Polici” me 614.1 rrathë;
Vendi i dytë: Petrit Abdyli nga K.SH. “Zenel Hajdini”, me 605.6 rrathë;
Vendi i tretë: Arbnor Berisha nga K.SH. “16 Qershori” , me 561.7 rrathë;
Disiplina: Pistoletë standarde- senior
Meshkuj:
Vendi i parë: Nexhat Sahiti i K.SH. “Katana”, me 570 rrathë;
Vendi i dyteë: Haki Raci nga K.SH. “Katana” me 526 rrathë;
Vendi i tretë Safet Vehapi nga K.SH. “Polici” me 506 rrathë;
Klubi me i suksesshëm u shpall K.SH. “Katana”nga Obiliqi.
Pamje nga gara Kupa ‘Adem Jashari’. Foto: FShSK-së.