Mbahet debat për gjetjet e Auditiorit në Komunën e Pejës

Në asamblenë komunale të Pejës është mbajtur debati për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit.

Prezent në këtë takim kanë qenë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muahxheri, Emine Fazliu, ndihmës Auditore e Përgjithshme, Visar Prebreza dhe Doruntina Baliu, redaktorë në BIRN.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muahxheri ka thënë se nuk kanë bërë ngecje në planfikim të buxhetit dhe në të ardhmen 50% nga rekomandimet e auditoret do të zbatohen.

“Ne asnnjëherë nuk kemi bërë planifikim të gabur të buxhetit, ne kategoritë e planifikimit të buxhetit i kemi të caktuara ashtu si duhet, nuk kemi paguar diçka e cila ka qenë e caktuar me mallra dhe shërmibe e me qenë e investuar, planifkuar si investim kapital”, ka thënë Muhaxheri.

Ndërsa, Emine Fazliu, ndihmës Auditore e Përgjithshme ka bërë të ditur të mirat dhe dobësitë që ka Komuna e Pejës në menaxhim.

“Komuna e Pejës për vitin 2019 ka realizuar 97% të buxhetit final, është një realizim i mirë dhe nëse bëjmë krahasimin me vitin e kaluar kemi një ulje prej 1%. Komuna ka tregu dobësi në menaxhimin e shpenzimeve, sidmomos të atyre përmes prokurorimit, vlenë të ceket edhe nveli i lartë i pagesave të vendimeve gjyqësore, ku këto kanë rritur kosoto shtesë të komuanve për përmabruesit ose shpenzimet gjyqësore. Dobësi janë vërejtur edhe në regjistrimin e pasurisë dhe në menaxhimin e detyrimeve dhe llogarive të arkështueshme”, ka thënë Fazliu.

Në anën tjetër, Visar Prebreza, redaktor në BIRN, ka bërë të ditur se ka përparime në disa fusha, por se ka dhe dobësi në disa sektorë të cilët menaxhohen nga Komuna e Pejës.

“Ne kemi qenë këtu para dy viteve dhe i kemi analizuar, kryesisht e kemi prezantu një analizë dhe kemi publiku katër raporte të auditimit. Qëllimi ka qenë me i indetifiku dobësitë që po paraqiten në fusha të caktuara”,ka thënë Prebreza.