Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbahen homazhe për Ismet Bogujevcin

Për të nderuar figurën dhe punën e këngëtarit Ismet Bogujevci, gjatë ditës së sotme është organizuar ceremoni komemorative nga Ministria e Kulturës,  Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve “Shota.”

Ceremonia për nder të doajenit të muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci, ka filluar përmes parakalimit të veturës së funeralit nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti artistik.

Ceremonia mortore do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në “Arbëri”, duke respektuar masat kundër COVID-19.

Ismet Bogujevci i takon plejadës së artë të personaliteteve kulturore kosovare dhe një prej interpretuesve më brilliant të këngës qytetare shqipe.

 Ai ishte pjesë e Ansamblit “SHOTA”, deri në pensionimin e tij.

Bogujevci ka interpretuar një mori këngësh të famshme si “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit.”

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com