Ilustrim

Maturantët e përjashtuar ditën e parë, nuk lejohen në pjesën e dytë

Komisioni Shtetëror i Maturës përmes një kumtese për media, ka njoftuar se nxënësit që u përjashtuan nga testi në ditën e parë nuk u lejohet të hyjnë në ditën e dytë të Testit të Maturës.

Ky vendim i komisionit bazohet në vendimin e datës 5 maj të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Komisioni Shtetëror i Maturës po ashtu bënë të ditur se, ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.

Ndryshe, pjesa e parë e testit të maturës ka filluar më 28 maj, e cila është mbajtur në kat1%r ditë të ndryshme. Kujtojmë se këtë vit testit të maturës do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës.