Matoshi në konferencën përmbyllëse përmend të arriturat e ministrisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot ka mbajtur konferencën përmbyllëse të vitit 2019.

Në këtë konferencë ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka treguar për projektet që kjo ministri ka përfunduar përgjatë kohës së ai ka udhëhequr këtë dikaster të Qeverisë Haradinaj.

Matoshi tha në konferencë se prioritet i kësaj ministria ka qenë mbrojtja e burimeve ujore si dhe ndërtimi i hidrosistemeve të reja në Kosovë.

“Bashkë me Bankën Botërore, pas një punë një vjeçare kemi arritur që të fillojmë së jetësuari projektim më të madh, atë të hidrosistemit KIK- Kremenatë, I cili do të evitojë krizat që po kemi në sigurimin e ujit të pijshëm në pjesën lindore të Kosovës”, tha Matoshi.
ai shtoi se ministria është duke realizuar projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve në të gjitha komunat e Kosovës, për të eliminuar degadimin e madh, të cilat do të arrijnë vlerën 16 miliardë euro.

Matoshi ka përmendur edhe trajtimin e ujërave të zeza në vend. Ai tha se në Kosovë trajtohen vetëm 4 % e ujërave, ndërsa shtoi se në bashkëpunim me donatorët, ministria ka filluar projektet për ndërtimin e impianteve për trajtimin e tyre.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe eliminimin e deponive ilegale duke krijuar zona të gjelbra në këto lokacione të degraduara.

Matoshi përmendi, grantin e performancës për komunat me 7 milionë euro, investimet në Ujëvarën e Mirushën e Shpellën e Gadimes, grantin prej 2.2 milionë euro nga Qeveria Japoneze në sektorin e menaxhimin e mbeturinave, krijimin e 11 udhëzimeve administrative në fushën e kadastrit, nënshkrimin e 50 memorandumeve me komunat e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe një numër të madh investimesh në sektorin e mjedisit në Kosovë.