Ministri Fatmir Matoshi - Foto: KALLXO.com

Matoshi i AKR-së ka një porosi për parnterët e koalicionit qeveritar

Fatmir Matoshi, anëtar i Alencës Kosova e Re, përmes një postimi në facebook ka thënë se AKR ka ndërmarrë disa herë veprime që kanë ndihmuar proceset në Kosovë dhe subjektet politike bartëse të atyre proceseve.

“Kemi votuar shumë ligje dhe disa kabinete qeveritare pa qenë fare pjesë e tyre, kohëve të fundit votuam Qeverinë Kurti dhe pastaj edhe Qeverinë Hoti, normalisht jemi të vetdijëshëm se kjo nuk ka ndikuar mirë te elektorati ynë, por ishte një vullnet i yni që të mbështesim qeveritë e vendit tonë”, thuhet në postimin e Matoshit.

Sipas Matoshit, AKR tani e tutje do të sillet konform pozicionimit të saj politik dhe se derisa të jenë në opozitë do të koordinohen e të bashkëveprojmë me partitë opozitare.

“Poashtu edhe qëndrimi i AKR-së në të njëjtin grup parlamentar me parti politike që janë në qeverisje po e humb kuptimin dhe do të përfundojë së shpejti. I takon partive në qeverisje të sigurojnë shumicën e mjaftueshme për të kaluar ligjet në kuvend. Duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Ligjin për Ndarjet Buxhetore 2021”, thuhet në postimin e Matoshit.

Tutje Matoshi në postimin e tij ka shkruar se “në vend se të zënë studiot televizive me debate për tema që ndërlidhen me interesa personale të liderëve dhe zyrtarëve të lartë politik, partitë e koalicionit duhet të fokusohen në zbatimin e programit të tyre qeverisës”.