Matematikat për qeveri

Kanë kaluar 100 ditë që prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Por, krijimi i institucioneve të reja të vendit është stopuar.

Dy partitë të cilat dolën fituese nga 6 tetori diskutuan shpeshherë por nuk u pajtuan që të lidhin ujdi për koalicion qeverisës.

Nga takimet e fundit, në publik kanë rrjedhur edhe propozimet për formimin e ekzekutivit kosovar.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dy formula të ndryshme për ndarjen e posteve shtetërore.

Partia e Albin Kurtit ka propozuar formulë për krijimin e qeverisë së re. Sipas LVV-së, përveç pozitës së Kryeministrit, numri i ministrive duhet të shtohet nga 12 në 14 sosh, ndërsa 5 ministri t’i takojnë VV-së e 6 LDK-së.

Sipas propozimit, Zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, zëvendëskryeministri i dytë LVV-së ndërsa kanë propozuar edhe një formulim për pozitën e shefit të shtetit.

“Formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK”, thuhet në letrën që Albin Kurti ia ka dërguar Isa Mustafës.

PROPOZIMI I VETËVENDOSJES PËR ARRITJEN E KOALICIONIT ME LDK-nëNë takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që…

Publiée par Besnik Bislimi sur Mardi 14 janvier 2020

Nga ana tjetër, LDK ka bërë një ofertë, ndonëse ajo doli e dyta në zgjedhje.

Paria e Isa Mustafës ka kërkuar zëvendëskryeministrin e parë, nga 5 ministri ndërsa kanë propozuar edhe një formulë të re për postin e të parit të Kuvendit të Kosovës dhe Presidentit të vendit.

“LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së”, thuhet në letrën që sot LDK ka dorëzuar në adresë të Albin Kurtit.

Sot kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020….

Publiée par Avdullah Hoti sur Mercredi 15 janvier 2020

“Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja”, thuhet në fund të letrës të cilën e ka publikuar Avdullah Hoti nga kjo parti.