Maskat kryejnë grabitjen e radhës në Prishtinë

Një institucion mikrofinanciar ishte caku i radhës i grupeve të grabitjeve në Prishtinë.  Kallxo.com mëson se persona të maskuar kanë grabitur njërën nga filialet e mikrofinancave në rrugën ‘Muharrem Fejza”.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 18 ndërsa për policinë ende nuk ka persona të dyshuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë Florie Ahmeti Haziraj ajo ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin.